Sport Ndërkombëtar

Si po ia marrin vëmendjen Mbappes lojtarët e ri në Real Madrid?

Nëse e gjithë vëmendja ishte tek Kylian Mbappé, i cili debutoi në Santiago Bernabeu i veshur me fanelën e Real Madridit, protagonistët në rikthimin e merengëve në rrugët e fitoreve ishin të tjerët.

Pas barazimit (1-1) në Mallorca në turin hapës, kampionët fituan (3-0) ndaj Valladolidit, por nuk e patën të lehtë jetën.

Valverde me një goditje të lirë indirekte bëri diferencën në fillim të pjesës së dytë dhe vetëm në momentet e fundit mori frymë i lehtësuar me golat e Brahim Díaz (88′) dhe… Endrick (90’+6)!

I riu brazilian pati një debutim ëndrrash.

Pasi nuk u largua nga pankina në Superkupën e Europës dhe në turin e 1-rë, ish-lojtari i Palmeiras u lançua nga Ancelotti në minutën e 86-të, duke zëvendësuar Mbappen dhe menjëherë tregoi talentin e tij golashënues.

Në moshën 18 vjeç e 35 ditë, ai u bë lojtari i huaj më i ri që ka shënuar ndonjëherë për Realin në Ligë.

Në fund, Ancelotti ka vlerësuar brazilianin.

“Endrick duket shumë mirë, ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ai tregoi të gjitha cilësitë e tij, në hapësira të vogla është shumë i rrezikshëm”, tha trajneri i Real Madridit, duke theksuar edhe Valverden: “Ai është i pazëvendësueshëm për cilësinë, forcën dhe inteligjencën e tij. Jam me fat që e kam”.

/Shqip.com