Lajme

Si në filmat e James Bond-it: Super teknika e fshehjes së telefonave ilegalë në mobi-shop në Prizren (VIDEO)

Mallrat e sekuestruar nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës gjatë një aksioni në shtatë lokacione në Prizren, ka gjetur mallra të kontrabanduara.

Gjatë aksionit janë gjetur telefona dhe aksesorë të telefonave në vlerë prej 72 mijë euro, raporton Shqip.com.

“Është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë  rezervë për telefona dhe aksesorë për telefon) pa origjinë/ dokumentacion përcjellës i cili dyshohet se është kontrabanduar në vlerë prej 72,179.26 euro. Shmangiet nga detyrimet Doganore janë 21,509.41 Euro”, deklarojnë nga Dogana e Kosovës.

Ndërsa, me urdher të Prokurorisë Themelore në Prizren, janë ndaluar për 48 ore tre të dyshuar./Shqip.com