Art Jetese

Si ndikon plakja te aftësia për t’u përqendruar

Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur ishit të rinj, ashtu edhe aftësia për të mësuar, mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme, ngadalësohet me moshën.

Ju mund ta keni më të vështirë të mbani mend ose të përqendroheni në dy ose më shumë aktivitete njëkohësisht.

Këto ndryshime ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u përqendruar, kështu që ju mund ta gjeni veten duke u shpërqendruar më lehtë se sa ishit kur ishit më i ri.

Çfarë ndodh me trurin tuaj kur plakeni?

Një shembull i thjesht është humbja e dëgjimit që shpesh ndodh kur plakeni. Kjo gjë e bën më të vështirë dallimin e të folurit në një mjedis të zhurmshëm.

Meqenëse dëgjimi kërkon më shumë përqendrim, edhe humbja e lehtë e aftësisë për t’u përqendruar mund të ndikojë në të kuptuarit e të folurit, shkruan agroweb.

Shumica e njerëzve fillojnë të vërejnë ndryshime gjatë moshës 50 dhe 60 vjeçare.

Edhe pse këto ndryshime mund të shkaktojnë tronditje, shumica e problemeve të lidhura me moshën dhe kujtesën nuk burojnë nga ndonjë një sëmundje e trurit siç është sëmundja e Alzheimerit.

Në vend të kësaj, mund të jetë thjesht një shpejtësi më e ngadalësuar e përpunimit të informacionit si rezultat i përqendrimit të ulët.

Edhe pse funksioni i trurit juaj mund të ngadalësohet, aftësia juaj për të kuptuar dhe për të formuar argumente ose gjykime të arsyeshme mbetet e paprekur.

Rajonet e trurit si të përfshira në përpunimin e kujtesës, pësojnë ndryshime anatomike dhe neurokimike me kalimin e kohës.

Humbja natyrale e receptorëve dhe neuroneve që ndodh gjatë plakjes, mund ta bëjë më të vështirë përqendrimin.

Prandaj, jo vetëm që përthithni më ngadalë një informacion të ri, por gjithashtu mund të keni më shumë probleme për ta rikujtuar.

Shumë njerëz mësojnë si t’i kompensojnë këto ndryshime duke bërë përpjekje për t’u përqendruar tek informacionet e reja që përpiqen të mësojnë.

/Shqip.com