Art Jetese

Si ndikon konsumi i kalorive përpara gjumit në shëndet?

Nuk ka dyshim që sasia dhe llojet e karbohidrateve që hamë, kanë ndikim në shëndetin tonë.

Frutat, perimet dhe drithërat, përmbajnë karbohidrate. Laktoza në qumësht, niseshtja dhe ëmbëlsuesit në bukë, biskota, makarona, karamele dhe pije, janë karbohidrate.

Trupi i ndan karbohidratet në glukozë, sheqer i thjeshtë. Kur glukoza absorbohet nga sistemi tretës, ajo çlirohet në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Më pas insulina ndihmon në transferimin e saj në qelizat ku mund të veprojë si “karburant” për trupin.

Kur ka shumë glukozë, qelizat në vend që ta djegin për energji, e ruajnë sheqerin ose si glikogjen ose si yndyrë (në muskuj ose mëlçi).

Disa njerëz mendojnë se sa më shumë karbohidrate të hanë, aq më shumë energji ruajnë dhe aq më shumë peshë fitojnë, shkruan agroweb.

Por për shkak se trupi kërkon më pak energji brenda natës, duket e arsyeshme që sheqernat që marrim nga karbohidratet gjatë natës, kanë më shumë gjasa të ruhen sesa të digjen.

Si ndikon kjo në cilësinë e gjumit tuaj

Konsumi i lartë i sheqernave të rafinuar në çdo kohë të ditës, mund të rrezikojë gjumin.

Gjithashtu një dozë sheqeri para gjumi, mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe parehati gjatë ciklit të gjumit.

Është e rëndësishme të ushqeheni rregullisht gjatë gjithë ditës dhe të përfshini ushqime të cilat përmbajnë karbohidrate komplekse. Në këtë mënyrë do të shmangni urinë gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe si rrjedhojë shtimin në peshë.

Dhe nëse jeni duke bërë një stërvitje intensive në mbrëmje, karbohidratet para gjumit mund të jenë të nevojshme për të furnizuar në mënyrë të përshtatshme trupin me energji.

Por nëse po kërkoni të humbisni peshë, studimet kanë treguar se konsumi i një mëngjesi me karbohidrate të larta dhe i një darkë me karbohidrate të ulëta, mund t’ju ndihmojë.