Art Jetese

Si ndikon kafja tek shëndeti i stomakut

Kafeja është një pije stimuluese e cila ka ndikim të fortë në organizëm.

Duke qenë se ajo ka aciditet të lartë, nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të ndikojë negativisht në membranat e stomakut dhe të zorrëve.

Në varësi të problemeve shëndetësore, edhe kohëzgjatja e pirjes së kafesë ndikon në përkeqësimin e simptomave, thonë ekspertët.

Roli i kafesë te tretja

Kafeja ka një natyrë laksative që do të thotë se stimulon tretjen e mirë.

Nëse nuk vuani nga konstipacioni, atëherë pirja e tepërt e kafesë mund të prodhojë lëvizje të nxituara të zorrëve.

Kafja pa kafeinë mund të përkeqësojë problemet tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e rrugëve urinare.

Efektet e mësipërme janë të provuara shkencërisht, ndërkohë që ka studime që analizojnë më tej ndikimin e kafesë në sistemin tretës.

Sipas disa studimeve nëse e teproni me kafen, aciditeti i saj nxit shfaqjen e urthit dhe problemeve të përkohshme me tretjen, shkruan Agroweb.

Disa ekspertë pretendojnë se kafeja mund të ndërhyjë në proceset e stomakut duke shtyrë ushqimin e patretur drejt zorrëve duke shkaktuar dhimbje të forta në stomak.

Si të kufizoni ndikimin e kafesë në organizëm

Ndonjëherë kafeja pa kafeinë mund të jetë më e butë me organizmin, ajo nuk përbën një kurë gjithëpërfshirëse.

Në disa raste ajo mund të përkeqësojë problemet me tretjen.

Ndikimi i kafesë në organizëm varet nga individi. Tek disa njerëz ajo mund të shkaktojë urth e disa të tjerë probleme me tretjen.

Nëse vëreni se kafeja me kafeinë ju shkakton urth, provoni të pini kafe pa kafeinë.

Nëse simptomat vazhdojnë atëherë përpiquni të kufizoni sasinë e kafesë që pini në ditë.