Art Jetese

Si mund t’i kombinoni akoma xhinset e ngushta

Ilustrim

Kur shohim për xhinse të reja, le ta pranojmë që kemi hequr dorë nga ato të ngushtat fare që i kemi veshur për shumëëë gjatë.

Stili baggy, mom jeans, prerjet e cowboy janë tendencat e fundit, por kjo s’do të thotë që me xhinset e ngushta s’mund të dukemi më stil, shkruan Anabel.

Mundeni, nëse kombinimi juaj shkon përtej uniformës xhinse të ngushta+ T-shirt i bardhë+ atlete.

1. Xhinse + këmishë/bluzë extra + pardesy+ sandale 

2. Xhinse të bardha të ngushta + pulovër me vija + këpucë balerine

3. Xhinse + body + xhaketë + rrip + çizme

4. Këmishë + xhinse + pardesy + sandale/shapka me takë

5. Xhaketë + këpucë = ditë takimesh