Sport Ndërkombëtar

Si ka ndikuar sanksionimi i Abramovich te Chelsea?

Getty Images

Miliarderi rus, Roman Abramovich, po dëshiron ta shes klubin londinez pas gati 20 vjet në krye.

Por, pasi qeveria angleze ka sanksionuar rusin, duke ia ngrirë të gjitha asetet edhe shitja e klubit është në dyshim.

Roman Abramovich, Getty Images

Abrmovich kishte bërë publike qëllimin e tij për ta shitur klubin javën e kaluar, kur sanksionet kundër oligarkëve rus filluan.

Deri më tani disa persona kanë bërë oferta, por asnjëri nuk i është ofruar çmimit që Roman Abramovich kërkon.

Por, si ndikon sanksionimi i tij te Chelsa.

“The Blues” janë detyruar ta mbyllin dyqanin zyrtar të klubit dhe nuk do të mund të shesin bileta për ndeshjet e tyre në Premier League.

Po ashtu disa nga sponsorët e klubit e kanë konfirmuar se janë duke e rishikuar marrëveshjen me klubin.

Ndërsa Chelsea humb sponsorin kryesor ata do të humbasin mbi 50 milionë euro në vit.

Chelseait tani nuk i lejohet të shesë bileta dhe fanellat, ndërsa partnerët po mendojnë për lëvizjet e tyre të ardhshme.

Dyqani zyrtar i skuadrës nga Londra në bazën e tyre në Stamford Bridge është mbyllur.

Po ashtu ky sanksionim ka ndikuar edhe te lojtarët dhe transferimet e mundshme.

Chelsea nuk mund të rinovoj kontratën me lojtarët që mbesin pa kontratë në qershor.

Ata nuk do të blejnë as lojtarë të rinj.

Sipas Goal.com e vetmja mënyrë për të shitur Chelsean është nëse fitimet nuk i merr Abramivich./Shqip.com