Si është situata e Dembeles me Barcelonën?
Publikuar:
(04.05.2022 19:16:27)
Ai konsiderohet si një futbollist tejet i rëndësishëm nga Xavi Hernandez – në projektin e tij për Barcelonën dhe këtë e ka thënë disa herë publikisht.
Por, Osumane Dembele nuk e ka hedhur ende nënshkrimin në letër.
23 vjeçari nuk e ka vazhduar kontratën me katalunasit dhe ofertat veçse po shtohen për të.

Francezi do jetë futbollist i lirë në merkaton e verës.
Raportimet se ka skuadra të interesuara për të janë të shumta, por diçka zyrtare nuk ka.
Osumane është autor i 11-të asistimeve në La Liga, teksa ka shënuar një gol – në 18-të ndeshje të zhvilluara.

Këmbëshpejti u bashkua me blaugranët në vitin 2017, dhe për shërbimet e tij – Barça i kishte paguar Dortmundit një shumë prej 105 milionë eurosh. /Shqip.com