Dembele kërkohet edhe nga United
Publikuar:
(03.05.2022 19:07:37)
Manchester United është në kërkim të një sulmuesi.
Dhe – Osumane Dembele është target i ri i kësaj skuadre.
Goal.com, shkruan se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit francez.

Dembele – nuk e ka vazhduar kontratën me katalunasit dhe ofertat veçse po shtohen për të.
Ai konsiderohet si një futbollist tejet i rëndësishëm nga Xavi Hernandez – në projektin e tij për Barcelonën dhe këtë e ka thënë disa herë publikisht.
Por, Osumane nuk e ka hedhur ende nënshkrimin në letër.

Këmbëshpejti u bashkua me blaugranët në vitin 2017, dhe për shërbimet e tij – Barça i kishte paguar Dortmundit një shumë prej 105 milionë eurosh. /Shqip.com