Lajme

Si e sfidonte shtetin Kaça, sërish bllokoi Policinë që t’i kapte kontrabaduesit

Kontrabanduesi me mallra serbe, Besim Zeqiri (Kaça)

Edhe në vitin 2014, bosi i kontrabandës Kaça, u shfaq nga hiqi, derisa Policia iu kishte vënë pas një të dyshuari për kontrabandë.

Lexo edhe:
Njihuni me “Kaçën”, bosi i kontrabandës në veri të Mitrovicës

Në pamjet e vitit 2014 që i ka siguruar shqip.com, derisa kontrabanduesit ishin duke lëvizur nga Mitrovica e Veriut për në fshatin Shupkocv, Kaça me veturën llojit Audi dhe pa tabela, kishte bllokuar sërish autoritetet, duke u mundësuar kontrabanduesve përsëri largimin, të cilët kthehen sërish në Mitrovicë të Veriut, aty ku gjejnë përherë strehë.

Për të dy këto raste, ka kallëzime penale për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Kallëzimet ishin dorëzuan në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, por autoritet nuk morën asnjëherë njoftim për to.

Për të kuptuar më shumë rreth kontrabandimit me mallra serbe në mënyrë ilegale, ndiqni dokumentarin e plotë këtu: