Lajme

Njihuni me “Kaçën”, bosi i kontrabandës në veri të Mitrovicës

Kontrabanduesi me mallra serbe, Besim Zeqiri (Kaça)

Besim Zeqiri i njohur me nofkën “Kaça” është njëri nga personat kryesor që kontrabandon mallra serbe nëpër rrugët ilegale të Mitrovicës së Veriut.

Atje ku shteti është spektator, ligjin e bënë Kaça me bashkëpunëtorët e tij. Kontrabanda nuk njeh kombësi, por vetëm interes.

Kaça është në mesin e 18 personave për arrestimin e të cilëve Policia dhe Dogana e Kosovës ndërmorën aksion në tri rajone të vendit me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, me 13 tetor të këtij viti.

Sipas të dhënave të autoriteteve, Zeqiri nga fshati Kaqandollë i Mitrovicës ishte vetëm 25 vjeç kur dyshohej se filloi lidhjen me grupet serbe në veri dhe në Serbi për futjen e mallrave në Kosovë, përmes rrugëve ilegale me qëllim të shmangies së taksave dhe më pas shpërndarjen e tyre nëpër pjesën tjetër të vendit.

Në bazë të shkresave dhe videove të siguruara nga Shqip.com, rezulton se Kaça në rolin e bosit të grupit merrej vetëm me organizimin e personave që do t’i pranonin porositë dhe do t’i dorëzonin tek blerësit.

Por, në pak raste e përfshinte vetën në terren.

Në qershor të vitit 2012 në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës ai kishte tentuar ta godas policin Besnik Maxhuni, me qëllim që t’u shmanget organeve ligj zbatuese, gjatë kontrabandimit në lagjen Suhodollë të Mitrovicës.

Pavarësisht provave, Gjykata e Mitrovicës lejoi që lënda të parashkruhet, duke kontribuar në mos dënimin e Kaçës.

Për të kuptuar më shumë rreth kontrabandimit me mallra serbe në mënyrë ilegale, ndiqni dokumentarin e plotë këtu: