Lajme

Shtyhet takimi për dëgjimin e kandidatëve për ambsadorë, Abazi fajëson opozitën

Haki Abazi i VV-së

Takimi për dëgjimin e kandidatëve të propozuar për ambsadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i paraparë të mbahet të premten në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është shtyrë për një datë tjetër, e cila s’është bërë e ditur.

Kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, derisa ka njoftuar për shtyrjen e takimit, ka fajësuar opozitën për “sabotimin e procesit të caktimit të ambasadorëve”.

Në një postim në Facebook, Abazi ka shkruar se deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj kanë nënshkruar vetëm fletëprezencën dhe më pas kanë lëshuar mbledhjen, duke e bërë të pamundurën mbajtjen e takimit. 

Lexo edhe:
Këta emra propozohen nga MPJD për ambasadorë

“Present në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli, Haki Abazi. Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti, tha se kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit./SHQIP.com