Sport Ndërkombëtar

Shtyhet përballja ndërmjet Conor Benn dhe Chris Eubank Jr

Lufta mes Conor Benn dhe Chris Eubank Jr, që do të zhvillohej të shtunën në Londër, është shtyrë.

Kjo vjen pasi Benn, 26 vjeç kishte përdorur disa ilaçe që sipas promotorëve ishte një “gjetje analitike e pafavorshme për sasi të vogla të një ilaçi të fertilitetit”, shkruan BBC.

Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit kishte thënë se meçi ishte “i ndaluar dhe jo në interes të boksit”.

Promoter Matchroom konfirmoi të enjten se lufta ishte shtyrë.

“Pas diskutimeve me palë të ndryshme, ne kemi marrë vendimin për të shtyrë zyrtarisht ndeshjen mes Chris Eubank Jr. dhe Conor Benn”, tha Matchroom.

Në konferencë për media të mërkurën, Benn këmbënguli se ai ishte një luftëtar “i pastër”.

Eubank dhe Benn ishin planifikuar të takoheshin në ring me një peshë kapëse prej 157 paund, 30 vjet pasi baballarët e tyre Nigel Benn dhe Chris Eubank Sr u ndeshën./Shqip.com

/Shqip.com