Sport Shqiptar

Shtyhet ndeshja me Llapin, Drita kritikon FFK-n

Ndeshja e xhiros së 14-të ndemjet Dritës dhe Llapit është shtyrë, për ditën e diel.

Me vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk është pajtuar Drita.

Sipas klubit nga Gjilani shtyrja është bërë pa arsye dhe vetëm 48 orë para fillimit të ndeshjes.

“FC Drita shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor. Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC Drita, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Drita po kalon një stinor të mirë, pasi kryeson Superligën me 30 pikë, kurse Llapi është i gjashti me 13 sosh.

/Shqip.com