Sport Ndërkombëtar

Shtohen zërat për kalimin e Ancelottit te Brazili

Carlo Ancelotti
Carlo Ancelotti

Mediet spanjolle i kanë rritur dukshëm kuotat për kalimin e Carlo Ancelottit në krye të kombëtarës së Brazilit.

Sipas prestigjiozës AS, federata braziliane është duke e kërkuar me ngulm strategun italian dhe për këtë negociatat janë konstante.

Deri në fund të muajit pritet të ketë lajme të reja, ku nuk përjashtohet as zyrtarizimi i marëveshjes.

Ancelotti pritet ta marr drejtimin e Seleccion në fillim të vitit 2024 ose më së largu në qershor të vitit të ardhshëm.

/Shqip.com