Art Jetese

Shtimi në peshë dhe migrena, përkeqësimi i simptomave

Njerëzit e klasifikuar si obezë janë më të rrezikuar nga episodet e përsëritura të migrenës.

Dhimbjet e migrenës quhen kronike kur ato përsëriten mbi 15 herë në një muaj.

Sipas një studimi, shkencëtarët kuptuan se njerëzit me një indeks të lartë të masës trupore kishin më shumë gjasa të përjetonin episode të përsëritura të migrenës në një muaj.

Ky problem vërehej më shumë tek gratë dhe njerëzit nën moshën 50 vjeç.

Studimi nuk arriti të provojë se obeziteti shkakton këto dhimbje të migrenës.

Megjithatë, ai arriti në konkluzionin se njerëzit obezë kanë një rrezik të lartë të episodeve të vazhdueshme të këtyre dhimbjeve drobitëse.

Roli i medikamenteve kundër migrenës

Nga ana tjetër, shkencëtarët nxorën në pah edhe faktin se ka medikamente kundër migrenës që nxisin shtimin në peshë.

Kjo nënkupton që lidhja mes të dy problemeve mund të jetë e ndërsjellë.

Ka teori sipas të cilave, dhimbjet e kokës vijnë si rezultat i disa proteinave inflamatore që sekretohen nga dhjami i akumuluar në trup, shkruan Agroweb.

Nëse vuani nga migrena por jeni mbipeshë dhe obezë, atëherë ekspertët rekomandojnë të këshilloheni me një mjek.

Ai mund të rekomandojë strategji të ndryshme për rënien në peshë apo kryerjen e aktivitetit fizik në mënyrë që të hiqni kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme.

Rënia nga pesha është shumë e rëndësishme për të penguar që dhimbjet e kokës të bëhen kronike.

Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet gjithashtu të tregohen të kujdesshëm me medikamentet.

Duke lexuar informacionet për efektet anësore të tyre, mund të kuptoni nëse këto ilaçe luajnë gjithashtu rol në shtimin në peshë.

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022