Lajme Botë

Shteti maltez – përgjegjës për vrasjen e gazetares hulumtuese në vitin 2017

Foto: Reuters

Një hetim publik mbi vrasjen e gazetares hulumtuese malteze, Daphne Caruana Galizia, ka gjetur shtetin përgjegjës për vdekjen e saj.

Sipas raportit, i cituar nga media malteze, shteti nuk kishte arritur të njihte rreziqet në jetën e gazetares dhe të vepronte për t’i shmangur ato.

Caruana Galizia vdiq në një sulm me makinë bombë pranë shtëpisë së saj në tetor të vitit 2017, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Një hetim çoi në dorëheqjen e Kryeministrit Joseph Muscat në vitin 2019 pasi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u implikuan.

Megjithatë, ai ka mohuar akuzat për korrupsion.

E quajtur “Ëikileaks me një grua”, Caruana Galizia zbuloi rrjetet e korrupsionit në vend dhe jashtë saj.

Në moshën 53 vjeç kur vdiq, ajo kaloi 30 vjet si gazetare. Ajo akuzoi pa pushim politikanët maltez dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion në blogun e saj të njohur “Running Commentary”.

Ajo ishte një kritike e ashpër e qeverisë. Në vitin 2017 ajo nxiti efektivisht zgjedhje të parakohshme duke publikuar akuzat që lidhin Muscat me skandalin e Panama Papers, i cili ekspozoi përdorimin e parajsave tatimore nga të pasurit./SHQIP.com