Nuk ka surpriza, Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë
Publikuar:
(27.04.2024 21:34:53)
Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë.
Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota.
Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes.
Në këtë post do të jetë besnikja e tij, Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota.
/Shqip.com