Shtëpia e Muller u plaçkit gjatë fitores së Bayernit ndaj Barcelonës

Shtëpi e Thomas Muller u plaçkit gjatë kohës kur ai ishte duke luajtur në ndeshjen e Champions League.
Sipas raportimeve 500 mijë dollar u grabitën nga shtëpia e yllit gjerman.
Vila e sulmuesit në qytetin e vogël Wettlkam në komunën e Otterfing, në jug të Mynihut, u thye të martën në mbrëmje rreth orës 22:00.
Thomas Müller’s house was broken into during Bayern’s match vs. Barcelona on Tuesday.
The burglars stole around $500,000 worth in cash, jewelry and valuables, reports @BILD pic.twitter.com/ich1N9YxvO
— B/R Football (@brfootball) September 14, 2022
Siç raporton gazeta gjermane BILD , policia ka konfirmuar se janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë, ndërsa Muller po ndihmonte Bayernin të fitonte 2-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
I njëjti raport sugjeron se ende nuk ka asnjë gjurmë të hajdutëve dhe hetimet vazhdojnë.
Bayerni mposhti Barcelonën me rezultat 2:0, në një ndeshje që pa katalanasit të humbnin raste të shumta./Shqip.com