Shtatë të lënduar nga aksidenti në “Kodren e Trimave”
Publikuar:
(19.09.2021 20:40:57)

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në ‘Kodrën e Trimave”, Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe në të ishin të përfshirë dy vetura.
Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjell deri te ky aksident”. /Shqip.com