Lajme

COVID-19: Gjashtë viktima në Shqipëri

Qendrat COVID në Shqipëri

Në Shqipëri, gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se viktimat janë: Një 61 vjeçar nga Tirana, një 65 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçar nga Fieri, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një 80 vjeçar nga Berati.

Lexo edhe:
Qeveria: 35 për qind e të rriturve janë vaksinuar me të dy dozat

Gjatë ditës së fundit janë raportuar edhe 780 infeksione të reja nga 4 mijë e 22 testime.

Raste aktive janë 12 mijë e 789 me COVID-19.

Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147 mijë e 584 që nga fillimi i pandemisë COVID-19. /Shqip.com