Lajme

SHSKUK: Kërcënimet ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të pa pranueshme

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, specialist i kardiologjisë, B.G. i cili kërcënua në detyrë, gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

SHSKUK përmes një postimi në Facebook ka thënë se aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

SHSKUK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të trajtojnë me seriozitet sigurinë në vendin e punës./Shqip.com

Lexo edhe:
Sulmohet një mjek, OMK: Kërkojmë nga autoritetet kompetente që të trajtojnë me seriozitet sigurinë në vendin e punës