Lajme

Sulmohet një mjek, OMK: Kërkojmë nga autoritetet kompetente që të trajtojnë me seriozitet sigurinë në vendin e punës

Mjekët / Fotografi ilustruese
Mjekët / Fotografi ilustruese

Pas kanosjes së mjekut në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës.

OMK-ja gjatë reagimit të tyre kanë thënë se është shqetësuese ky rast, dhe sipas tyre sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore.

“Ndërkaq, shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato të ndjekjes penale me pasivitetin e tyre janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet në reagim.

Oda ka kërkuar veprim edhe nga Prokurori i Shtetit dhe nga gjykatat, si dhe autoriteteve të tjera.

“OMK kërkon nga institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës, pasi që mundësia e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut është e madhe”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i Odës së Mjekëve të Kosovës

Këtë rast e ka raportuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka treguar se I dyshuari është arrestuar pasi që ka kanosur mjekun.

Rasti ka ndodhur, përderisa mjeku ishte në orarin e punës./Shqip.com