Lajme

SHSKUK bëhet me aparaturë të re për kimioterapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme raparati i Hemato- Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimi kjo paisje mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës.

“Reparti i Hemato- Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë. Duke e parë të domosdoshme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka blerë pajisjen e Kabinës së Sigurisë e cila mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Paisja

Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në Repartin e Hemato-Onkologjisë.Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com