ShSKUK: 23 pacientë post-COVID po marrin trajtim mjekësor
Publikuar:
(13.11.2021 11:21:31)

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 36 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor për shkak të COVID-19.
Sipas njoftimit, 13 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, kurse 23 të tjerë janë post-COVID.
14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave: Klinika Infektive – pesë pacientë, Klinika e Pulmologjisë- 18 pacientë post-COVID dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – një pacient.
Raporti sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – një pacient, Spitali i Gjakovës – pesë pacientë, Spitali i Pejës – katër pacientë dhe Spitali i Ferizajt – dy pacientë./SHQIP.com