Lajme

ShSKUK: 19 pacientë nga Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Ilustrim.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Coronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 19 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 16 të tjerë të negativizuar, post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 4 pacientë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 17 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

Brenda 24 orëve në Kosovë janë kryer 1 mijë e 324 testime ku 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, është shënuar 1 rast i vdekjes si edhe janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.

Në total numri i rasteve aktive është 1.464./Shqip.com