Lajme Botë

Shri Lanka pritet të zgjedhë presidentin e ri javën e ardhshme

Pr

Parlamenti i Shri Lankës do të zgjedhë presidentin e ri më 20 korrik, tha të hënën kryetari i Parlamentit, pasi protestuesit në fundjavë hynë në rezidencën e presidentit dhe kryeministrit aktual, të cilët kanë ofruar dorëheqje pas krizës ekonomike.

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, që ka mbikëqyrur shtypjen e kryengritësve në kohën kur ishte sekretar i Mbrojtjes, pritet të japë dorëheqje të mërkurën, raporton Radio Evropa e Lirë.

Protestuesit kanë thënë se do të vazhdojnë të pushtojnë rezidencat presidenciale dhe kryeministrore të Sri Lankës derisa të dy liderët të japin zyrtarisht dorëheqjen.

Sulmi në rezidencën zyrtare të presidentit të Sri Lankës sot vjen pas muajsh protestash, pasi vendi fjalë për fjalë mbeti pa valutë të huaj.

Raportimet e mediave thonë se presidenti tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt.

Një burim nga mbrojtja e presidentit i ka thënë agjencisë së lajmeve  AFP se presidenti është duke u mbrojtur nga njësi ushtarake./Shqip.com