Sport Shqiptar

Shqipëria përballet me Estoninë, pas anulimit të ndeshjes me Rusinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një miqësore me Estoninë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.

Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë.

Kjo do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Estonia do të përballen në një ndeshje futbolli.

Në të kaluarën të dy përfaqësueset janë ndeshur tre herë me njëra-tjetrën, në të tre rastet për ndeshje miqësore.

Sfida e parë Shqipëri-Estoni është luajtur më 15 nëntor 2003 në Tiranë dhe u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 2-0.

Përballja e dytë është ajo e 28 prillit e luajtur në Talin të Estonisë dhe përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sfida e tretë Estoni-Shqipëri është zhvilluar më 14 nëntor 2009 dhe ka përfunduar në barazim 0-0.

Në qershor Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje të tjera.

Më gjashtë qershor me Islandën dhe më 10 qershor me Izraelin në shtëpi, që të dyja sfida të vlefshme për Nations League.