Sport Shqiptar

Shqipëria barazon me Arabinë Saudite

Kombëtarja e Shqipërisë është ndalur në një barazim nga Arabia Saudite me rezultat 1:1.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por rezultati i takoi vendasve.

Arabia Saudite morri epërsinë në fund të pjesës së parë nga pika e bardh.

Nga e pika e bardhë goditi sulmuesi Saleh Khalid Alshehri, i cili realizoi gol.

Në nisje të pjesës së dytë trajneri Edoardo Reja bëri shumë zëvendësime duke hedhur në fushë Bekim Balaj, Gentian Selmani, Odise Roshi, Mario Mitaj, Sherif Kallaku, Arinaldo Rrapajdhe Xhuliano Skuka.

Me të nisur loja Shqipëria gjen shumë shpejt golin e barazimit me Bekim Balaj që finalizon bukur një pasim të Odise Roshit, duke shënuar golin e 1-1.

Kjo ndeshje ishte miqësore dhe nuk u transmetua në asnjë ekran televiziv, pas kërkesës së Arabisë Saudite.

/Shqip.com