Lajme

Shqipëri: Viti i ri akademik nis me protestën e pedagogëve, kërkojnë rritje pagash

Edhe në Shqipëri sikurse në Kosovë pedagogët po kërkojnë rritje të pagave. Nesër në Shqipëri pritet të fillojë viti i ri akademik por që ky vit do të nis me protesta nga ana e pedagogëve.

Protesta e pedagogëve do të jetë e përditshme dhe në fakultete të ndryshme pritet që ajo të mbështetet edhe nga studentët. Greva nuk do të nis orën e parë të mësimit. Pedagogët në disa fakultete kanë vendosur të presin studentët që ulen për herë të parë në auditor, raporton Abcnews.

Përfaqësues të Sindikatës deklaruan në protestën e fundit se nga ora 10 deri në orën 12 do të qëndrojnë të grumbulluar para fakulteteve çdo ditë në pritje të përgjigjes së autoriteteve shtetërorë.

Qeveria vendosi tu rrisë pagat pedagogëve me 7% nga buxheti i shtetit ndërsa këta të fundit e cilësuan këtë vendim qesharak.

Lexo edhe:
https://shqip.com/pezullohet-greva/

Në Kosovë greva në procesin mësimor zgjati nga 25 gushti deri me 1 tetor. Kjo grevë do të jetë e pezulluar deri në janar të viti 2023.

/Shqip.com