Lajme

Hykolli: Pagat e grevistëve për shtator dalin të hënën

Atdhe Hykolli

Greva në procesin është pezulluar.

Kështu ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe SBASHK-u në një konferencë të përbashkët për media.

Atdhe Hykolli nga BSPK-ja ka bërë të ditur se pagat e grevistëve për muajin shtator pritet të dalin të hënën.

“Sa i përket pagave, kam pasur sot kontakte me partnerin social, sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik dhe besoj se të hënën do të dalin”, ka thënë Hykolli.

Ndërsa Rrahman Jasharaj nga SBAHK-u është shprehur se greva u organizua për shkak të mos përfilljes nga ana e Qeverisë.

“Greva është mbajtur për ditë të tëra, Qeveria na ofendoi, ata që na fyen e na linçuan e kanë vetëm për vetën e tyre, anëtarësia vendosi që greva të pezullohet” ka thënë Jashari në fjalën e tij

Ai ka kërkuar që Qeveria ta mbajë fjalën që Ligji i Pagave të jetë funksional sa më shpejtë që është e mundur./Shqip.com