Lajme Ballkan

Shqipëri: Gjatë vitit 2022, u shënuan 1190 aksidente dhe 161 viktima

Që prej muajit janar, në të gjithë vendin kanë ndodhur 1190 aksidente që shkaktuan 161 viktima.

Referuar të dhënave të Policisë Rrugore, mësohet se janë kanë ndodhur 186 aksidente më pak.

Perderisa në vitin 2022 ndodhën 1190 asksidente, në vitin 2021 ndodhën 1376 aksidente.

Që prej janarit të 2022, në të gjithë vendin mbetën të lënduar 1463 qytetarë. Nga të cilët, 209 në gjendje të rëndë dhe 1.254 të tjerë morën plagë të lehta.

Por krahasuar me 2021, numri i personave të lënduar ishin 200 raste më pak, raporton Abcnews.

/Shqip.com