Lajme

Shqipëri: 13 vjeçari gjendet i varur në litar

Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rreth orës 18:00 një i mitur është gjendur i varur në litar në dhomën e tij.

Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës nga prindërit.

Ishin prindërit të cilët e gjetën 13-vjeçarin te dhoma e tij të varur me litar, ndërkohë që ai kishte mbyllur edhe derën, raporton Top Channel.

Lexo edhe:
“Nuk ka tavolinë që mund ta shuajë zërin e qytetarëve të Dragashit”

“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, ka njoftuar policia. /Shqip.com