Lajme

Shqip.com merr çmimin e dytë për prokurorim publik rreth një hulumtimi që lanë shumë rrugë në Kosovë pa sinjalistikë

Shqip.com ka arritur që të rrëmbejë çmimin e dytë për prokurimin publik të organizuar nga Lëvizja Fol rreth një hulumtimi lidhur me dallaveret me tenderin që la rrugët e Kosovës pa sinjalistikë.

Ky çmim është pranuar nga gazetarja Alberta Hashani.

Sipas hulumtimit të Shqip.com, 40 % e rrugëve në Kosovë sot janë pa sinjalistikë.

Shumë linja rrugore nuk u kompletuan kurrë, për shkak të apetiteve të një zyrtari shtetëror.

Ramadan Mazrekaj, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës që ishte njëri nga ata që hartoi specifikat e tenderit dhe po ashtu fitoi tenderin.

Foto nga ndarja e çmimit

Mazrekaj theu ligjin, duke i ndarë vetës tenderin të cilin paraprakisht ia hartoi specifikat.

Por, veprimet e Mazrekajt bien ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik. Ai s’ka pasur të drejt t’i bëjë specifikat dhe ta fitojë tenderin./Shqip.com