Lajme

Ramadan Mazrekaj – zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës që hartoi specifikat dhe fitoi tenderin

Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Ramadan Mazrekaj që hartoi specifikat dhe fitoi tenderin

Por, pse mbetën këto rrugët e Kosovës pa sinjalistikën e nevojshme?

Njëra ndër arsyet kryesore, është Ramadan Mazrekaj, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës që ishte njëri nga ata që hartoi specifikat e tenderit dhe po ashtu fitoi tenderin.

Zyrtar për siguri  në qarkullimin rrugor në Departamentin e Infrastrukturës Rrugore, Ramadan Mazrekaj, ishte njëri nga zyrtarët që hartoi specifikat e tenderit 8 lotësh për sinjalistikën në rrugët e Kosovës.

Tentimi i Mazrekajt për t’u pasuruar materialisht, po bën që tash e katër vjet, afër dyzet për qind e rrugëve nën menaxhim të nivelit qendrorë të jenë pa sinjalistikë.