Sport Ndërkombëtar

Shpresa për Champions ende nuk ka “vdekur”

Roma shënon fitore ndaj Lazios

U prit të jetë një derbi, por në fushën e gjlbër domonioi vetëm një skuadër.

Roma ka dalë fituese ndaj Lazios – me rezultat të pastër 3-0 dhe i mban gjallë – shpresat për Champions.

Në minutën e parë – Tammy Abraham e tundi rrjetën e kundërshtarëve.

https://twitter.com/DannyAdelante/status/1505591839012892685?s=20&t=KSL8QarVKQUzezWGUqwE7w
Goli i parë – i shënuar nga Abraham

Ky ishte një sinjal që romakët kishin hyrë ë këtë takim vetëm për fitore.

I njëjti futbollist – shënoi përsëri në minutën e 22-të dhe e dyfishoi epërsinë.

24 vjeçari tashmë është autor i 15-të golave – në këtë kampionat të Series A, teksa ka regjistruar edhe tri asistime.

Image
Momente nga festa e golit të Abraham

Goditjen e fundit Lazios, ia dha Lorenzo Pellegrini – kur po zhvillohej minuta e 40-të.

Në anën tjetër, mysafirët nuk arritën që të shënojnë as golin e nderit.

Me këtë fitore, Roma ngritet në vendin e pestë në tabelë, me 51 pikë të grumbulluara.

Image
Festimi i golit – nga Pellergini

Tetë më pak se Juventusi, që gjendet në vendin e katërt. Objektivi kryesor ende është i arrtishëm për romakët.

Kurse, Lazio zbret në vendin e gjashtë – me dy pikë më pak.

Deri në përfundim të Series A – kanë mbetur edhe tetë xhiro për tu zhvilluar./Shqip.com