Lajme

Shpëtohen një grup skijatorësh, kishin humbur në qendrën skijatore në Brezovicë

Skijatorët e ngujuar.

Një grup i skijatorëve janë shpëtuar pasi që kishin humbur në mjegull dhe stufi në afërsi të qendrës skitare “Brezovica”, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës ka treguar se operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon është ndërprerë për shkak të temperaturave të ulëta.

“Me datën 12.01.2022 në ora 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”. Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës menjëherë aktivizohet duke kërkuar nga të humburit dërgimin e kordinatave.

Në ora 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit. Në ora 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.  Në ora 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, ShKShMK theksoi se me evakuimin e tyre është evituar një tragjedi e pashmangshme.

“Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore,gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.

Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com