Lajme

Shpërthen në flakë gjeneratori pranë Ministrisë së Infrastrukturës, lokalizohet nga zjarrfikësit

Zjarri pranë Ministrisë së Infrastrukturës

Zjarri që ka shpërthyer nga gjeneratori pranë Ministrisë së Infrastrukturës tashmë është lokalizuar.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Behar Shala, zëvendës i shefit të ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve tha se arsyet që mund të ketë ndodhur kjo për shkak se gjeneratori ka qenë duke prodhur elektricitet në mungesë të energjisë elektrike dhe se nuk është rasti i vetëm që ndodh kjo.

“Ne mundemi me theksu që lajmi na është dhënë në ora 11:30 minuta te ministria e Infrastrukturës, por gjatë rrugës na është ndryshuar adresa ku jemi tash për momentin. Rreziku më i madh na paraqitet shuë shpesh elektriciteti dhe vet gjeneratorët janë prodhurs të saj, është vështirë me ndalë që është i aktivizuar me ndihmën e disa punëtorëve ne e kyçim”, tha ai para gazetarëve.

Tutje ai shtoi se “për momenti kemi rrjedhje të rezervuarit të naftës, e kemi ndalë rrjedhjen dhe presim me ardhë një material”.

Ky objekt gjendet përballë objektit kryesor të Qeverisë./SHQIP.com