Lajme

“SPAK po heton Olsin për Xibrakën”/ Rama i përgjigjet Bardhit: “Kallëzuesi i rremë”! Prokuroria të ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deputeti demokrat Gazment Bardhi thotë se është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me denoncimin ndaj vëllait të Edi Ramës, Olsit, si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

“Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Lexo edhe:
Gazment Bardhi: Jam thirrur nga SPAK për të dhënë sqarime rreth akuzave për “Xibrakën” dhe Olsi Ramën

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori.

Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet liria, o e gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!

Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme”, shkruan Rama.

/Shqip.com