Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Prishtinë – një i lënduar
Publikuar:
(02.12.2021 16:21:04)
Një person është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë.
Rasti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Shaip Kamberi”, rreth orës 14:45.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një bombole gazi e cila është shfrytëzuar për nevoja familjare.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare”.
“Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë për Shqip.com Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.
Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola./SHQIP.com