Lajme

Shpërndarja e pyetjeve të testit nga kryeprokurori i Gjakovës, reagon Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shprehur shqetësime lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron opinionin publik se pas kërkesës së U.D. Kryeprokurorit të Shtetit si autoritet kompetent, dhe në bazë të autorizimeve që ka, do t’i fillojë procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Po ashtu, edhe U.D Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, njofton opinionin publik se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero”, thuhët në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi.

Ndryshe Kallxo.com sot gjatë ditës ka raportuar se se kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhalla dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Pyetjet kanë qenë për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë, test i cili është mbajtur gjatë ditës së sotme brenda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Lexo edhe:
VIDEO/Dyshohet se Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

Kryeprokurori Buzhala pasi dërgoi pyetjet dhe udhëzimin se ka kohë deri në orën 13:00, tutje ai vazhdon të thërras në telefon ndërsa kur përgjigjet ekipi i k, ai nis arsyetimin se kanë qenë të dërguara gabimisht.

“Janë gabim, gabim janë, qe s`priton me i fshi…”, kërkon kryeprokurori Buzhala.

Ky i fundit më pas ka kërkuar që të fshihet fjalët.

SHQIP.com ka kontaktuar me gazetaren, Ahmeti, e cila tha se këto pyetje janë adresuar gabimisht dhe ata kanë pasur komunikim edhe me parë.

Lexo edhe:
Detaje se si Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

“Normalisht që kamë pasur kontakte edhe më herët për shkak të ngjarjeve që ndodhin në Gjakovë. Informacionet që nuk kemi mundur më i marrë nga zyra e mediave, ju kemi qasur direkt kryeprokurorit në lidhje me rastet e ndryshme që ndodhin, normalisht që bien në kompetence të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se deri më tani nuk ka marrë ndonjë kërcenim, apo kërkesë që të largohet artikulli i publikuar.