Lajme

Shpërndarja e pakove nga Qeveria e gabueshme, ekspertët kërkojnë masa afatgjate

2 javë më parë në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati prezantuan një pako prej 100 milionësh për të ndihmuar disa kategori për shkak të krizës që e ka kapluar vendin.

Mirëpo me këtë pako nuk po pajtohen ekspertët e ekonomisë.

Safet Gërxhaliu thotë se situata ekonomike në Kosovë është shumë shqetësuese dhe se kjo situatë po analizohet vetëm në aspektin ekonomik e jo edhe atë emocional.

Safet Gerxhaliu

Ai thotë krizës po i ndihmon edhe përplasja pozitë e opozitë, për të cilën thotë se po e shqetëson shumë qytetarin.

Ndërsa për shpërndarjen e mjeteve nga pakot, Gërxhaliu thotë se nuk po ndihmohen drejtpërdrejt punëtorët.

Lexo edhe:
Kurti-Murati prezantojnë pakon prej mbi 100 milionë euro ndihmë për këto kategori

“Është thënë shumë herë që sektori privat do t’i fitojë 50 euro përmes pagës që e merr, mirëpo përvoja në të kaluarën vërtetë ka lënë gjurmë shumë të hidhur, ku në llogari të punëtorëve të sektorit privat shumë më tepër kanë fituar pronarët e kompanive e marketeve, sesa vet të punësuarit, dhe besoj se është momenti kur Qeveria me një mekanizëm të tillë për të mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejt sektorin privat, mund ta luftojë informalitetin në punësim”, tha tutje Gërxhaliu.

Ndërsa Bedri Elezi, thotë se Kosova duhet ta rris borxhin publik, për t’u përballur me këtë krizë.

Bedri Elezi

“Masat e ndërmarra nga Qeveria për ta zbutur inflacionin kanë qenë të gabuara, pasi që Kosova kryesisht buxhetin e ka përmes eksportit”, thotë Elezi .

Në bazë të pakos, për pensionistët do të ndahet shuma prej 100 euro, për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator, po ashtu për studentët pritet të shpërndahen 100 euro.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të subvencionohet gjysma nga ana e pushtetit për tre muaj radhazi për bizneset që ngrisin pagat e punëtorëve./Shqip.com