Lajme

Shpërndahen libra fetarë afër shkollës “Dardania” në Prishtinë, reagon drejtori

Në afërsi të Shkollës fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë disa persona janë duke shpërndarë libra dhe fletushka me përmbajtje fetare.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar drejtori i kësaj shkolle Isak Bregaj, i cili tha se ka biseduar me personat në fjalë në mënyrë që të largohen por të njëjtit nuk e kanë dëgjuar.

“Këta persona e kanë vendos një tend, unë fola me ata që të largohen por nuk me dëgjuan veç me u rrah me ta. Më kanë thënë që jemi jashtë oborrit të shkollës dhe asgjë punë  me juve nuk kemi”, tha Bregaj.

Ndërsa, sipas Bregajt këto përmbajte nuk kanë rënë ende në duart e nxënësve të kësaj shkolle për shkak se ata janë në proces mësimor por rreziku ekziston.

“Deri më tani nuk kam evidentuar raste që nxënëseve ju është dhënë ndonjë përmbajtje e tillë për shkak se ata janë ende në mësim por mësimi për ta mbaron tash edhe pak për të filluar ndërrimi i mbas ditës”.

Bregaj tha se lidhur me ngjarjen i ka njoftuar Policinë e Kosovës por deri me tani nuk kanë marrë ndonjë veprim.

Në internet po qarkullojnë fotografi të publikuara nga faqja “Vrojtuesit e Lagjës” të cilët fillimisht raportuan për rastin.

Nga këto fotografi shihen libra me mbishkrimin “Bibla ime e parë” si dhe postere me mbishkrimet “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj deri sa të plakët” etj.

/Shqip.com