Teknologji

Shpërblehet hakeri që riktheu 600 milionë dollarë të vjedhura në kriptomonedha

Një emër jo shumë i njohur në botën e kriptomonedhave, Poly Network është një platformë finance e decentralizuar e cila lehtëson transaksionet mes blockchaineve të ndryshme.

Poly Network, një platformë kriptomonedhash e cila humbi 610 milionë dollarë në një hakim në fillim të kësaj jave tha se i kishte ofruar hakerit 500 mijë dollarë shpërblim.

Kompania tha se kishte vlerësuar hakerin “e bardhë” për ekspozimin e problemeve të sigurisë dhe rikthyer paratë. Poly Network tha se shpreson që hakeri të kontribuojë në zhvillimin e sektorit blockchain.

Një emër jo shumë i njohur në botën e kriptomonedhave, Poly Network është një platformë finance e decentralizuar e cila lehtëson transaksionet mes blockchaineve të ndryshme.

Hakeri i paidentifikuar thuhet se ka shfrytëzuar një problem sigurie në kontratat dixhitale që Poly Network përdor për të lëvizuar asetet. Hakeri kishte kthyer 340 milionë dollarë asete ndërsa pjesa tjetër kryesisht në tether ishin ngrirë nga firma e kriptomonedhës. /Shqip.com