Sport Ndërkombëtar

Shpenzuan 220 mijë për një martesë, futbollist i famshëm është në prag të divorcit me gruan

Jermain Defoe, ish-sulmuesi legjendar i Premierligës, është në qendër të vëmendjes së publikut britanik në ditët e para të 2023 dhe gjithçka për shkak të një krize në jetën e tij bashkëshortore.

Tabloidi “The Sun” shkruan se Defoe praktikisht është në prag të divorcit nga gruaja e tij, Donna Tierney, vetëm pak muaj pasi kishte shpenzuar rreth 220 mijë euro për dasmën, shkruan Shqip.com.

Raportohet se çifti i ka kaluar të ndarë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, si dhe faktin që prej kohësh nuk kanë postuar një foto të përbashkët në rrjetet sociale.

Defoe i kaloi Krishtlindjet në Santa Lucia, ndërsa Donna qëndroi në shtëpi në Glasgow.

Gjatë karrierës së tij, Defoe luajti për West Ham, Portsmouth, Bournemouth, Sunderland, Rangers dhe Tottenham, klubi legjendë e të cilit ai u bë. Ai ishte edhe përfaqësues i Anglisë.

/Shqip.com