Lajme

Shpenzimet mujore të qeverive të Kosovës-kush hargjoi më shumë e kush më pak

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti ka bërë disa përllogaritje të shpenzimeve ditore dhe mujore të të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Sipas grafikave të publikuara nga Dalipi, kabineti që ka shpenzuar më së shumti, del të jetë ai i Qeverisë Thaçi II me 4,041 euro të shpenzuara mesatarisht në muaj.

Ndërsa, sipas tij, Qeveria Kurti I ka pasur më së paku shpenzime mesatare mujore me 1,188 euro.

“Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II, 104%, dhe Thaçi I për 32%”, ka shkruar Dalipi në Facebook./Shqip.com