Lajme

Shpallja non-grata e spiunes ruse, Sveçla: Dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri

Ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se shpallja e gazetares ruse si persona “non grata” është një dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të vendit.

Lexo edhe:
Xhelal Sveçla shpall person “non grata” gazetaren ruse, Daria Asmalovan

Kështu ka bërë të ditur Sveçla përmes një reagimi në rrjetin social në Twitter.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lexo edhe:
Kush është Daria Aslamova?

Sot gjatë ditës, Sveçla gjithashtu ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë./Shqip.com