Lajme

Shpallen në kërkim gjashtë persona të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personat për të cilët ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre janë: Aksiç (Voimir) Ćedomir, Denic (Slobodan) Dragan, Jovanoviç (Milan) Stojan, Paunoviç (Slavujko) Goroljub, Raçiç (Janko) Dejan,  Rajkoviç (Ivica ) Ljubiša.

“Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon: Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurve. Personat e shpallur në kërkim janë:  1. AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960 2. DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967 3. JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961  4. PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969 5. RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974 6. RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974. Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale: Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa, qytetarët të cilët kanë informacion për këta persona, Policia kërkon që ata të informojnë në stacionin më të afërt policor ose duke i kontaktuar në telefon.

/Shqip.com