Rozë Ndërkombëtar

Shoferit të Rihannës i vidhet vetura

Vetura e shoferit të Rihanna-s u raportua se u vodh në Beverly Hills këtë javë.

Audi Sedan prej 37,000 dollarësh i vitit 2012, u vodh pasi shoferi i saj u kthye në shtëpi.

Ndërsa është e paqartë nëse këngëtarja, ishte në shtëpi në atë kohë.

Javën e kaluar shtëpia u rrethua nga policia pasi një burrë nga Karolina e Jugut dyshohet se kishte udhëtuar në Kaliforni për t’i propozuar martesë këngëtares.

Ekipi i saj i sigurisë njoftoi policinë për shqetësimet e tyre dhe “Romeo” u vu në pranga.

Ky incident vjen gati pesë vjet pas një tjetër rasti,  kur një burrë i çuditshëm hyri në shtëpinë e artistes ndërsa ajo ishte jashtë qytetit.

/Shqip.com