Lajme

Shkuan në ekskursion në Gjakovë, nxënësit e shkollës “Faik Konica” dëmtojnë Shpellën e Kusarit

Nxënësit e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, gjatë ekskursionit dëmtojnë Shpellën e Kusarit në Gjakovë, mësimdhënësja i kërkon falje drejtorisë së arsimit në Gjakovë.

Nxënësit e kësaj shkolle kishin shkruajtur grafite të ndryshme në këtë vend dhe pastaj kishin bërë fotografi të cilat janë publikuar në rrjetet sociale.

Mësimdhënësia e shkollës Pajtesa Doli, përmes një letre i ka kërkuar falje në emër të nxënësve dhe prindërve të tyre, Drejtorise së Arsimit në Gjakovë.

Në letër thuhet, se ajo nuk i ka parë dëmët e shkaktuara gjatë periudhës sa kanë qenë në vizitë, por i ka parë kur janë publikuar në rrjete sociale dhe i ka identifikuar nxënësit.

“Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë” shkroi Doli.

Gjithashtu ajo ka kërkuar nga kjo drejtori që të takohen ditën hënë për më shumë sqarime./Shqip.com